Mustafa ARMAĞAN ‘ın “Peygamberimiz’e hakaret krizini Abdülhamid nasıl çözerdi?” yazısının Arnavutça çevirisidir.
Që nga shfaqja e pjesës së filmit me ofendime ndaj Pejgamberit tonë s.a.s në Youtube, aq sa ishin protestat që filluan në botën islame, gati njëjtë vazhduan dhe tronditën edhe myslimanët e Turqisë.
Kujtojmë se më herët ishte një krizë karikature në Danimarkë. Kjo donë të thotë që ende po vazhdon mentaliteti për përpjekje kundrejt islamit dhe vlerave të tij. Për shembull, pyetja se “Pse nuk del askush të përkrah ofendimet islame që u bëhen aq shumë myslimanëve në Kinë? ka një domethënie bukur të mjaftueshme.
Patjetër është që reagimet tona t’i bëjmë duke mbytur dikë? Bota islame që përfshinë më shumë se një miliardë popullatë, me këtë politikë, aq më tepër kur bëhet presioni përmes administrimit të SHBA-së, përfaqësohet nga këta të mjerë? A kështu do të ishte gjendja me likuidime, nëse do të ishte halifja me të cilin mburremi?
Pikërisht tani është koha ta përkujtojmë, se si Abdylhamidi i Dytë, që bota moderne islame e njihte “Halifja i Vetëm” i mësoi ata Evropianë të pa sjellshëm. Pa shihni se si një Abdylhamid që, duke i shfrytëzuar kanalet diplomatike e politike, pa bërë shumë zhurmë, si ka mundur t’i eliminoj dhe parandaloj krizat e ofendimeve në heshtje dhe pa zë.
Viti 1890, përshkruesi i një pjese teatri nga Franca Henri de Bornier, kishte filluar që të e shfaq në skenë dramën me emrin “Muhammed” (1888). Jo vetëm kaç, por një aktor do të luante me emrin e Pejgamberit a.s.! Shih çfarë guximi! E gjithë kjo gjë, pra kjo lojë që ndotë personalitetin shpirtërorë të Muhammedit a.s., gjegjësisht që ul nderit e fesë islame dhe myslimanëve, e kjo, shkon në vesh të Abdylhamidit “Halifës së Myslimanëve” dhe e gjithë kjo, atë e vë në lëvizje, gjë që jo vetëm se do të pengoje shfaqjen në atë teatër, por në të gjithë Francën.
Teatri i njohur francez Comedie–Francaise, ku planifikohej të luhej pjesa me emrin “Mahomet”.
Si hë? Duke e fluturuar lajmin përmes dorës së Abmasadorit në Paris Salih Munir Pasha tek Presidenti Francës, Sadi Carnot. Kjo kishte mjaftuar që të ndalohej shfaqja e asaj skene. Pas ndalimit të sajë nga Këshilli i Ministrave përmes një vendimi të veçantë, Abdylhamidi për këtë gjest e ka falënderuar Carnot’in dhe këtë e ka festuar dhe cilësuar si një “vendim i mençur” i cili është marrë, për të mos nënçmuar dhe shqetësuar shtresën myslimane përmes një loje që s’ishte asgjë pos një plagë. Sa që për këtë gjest, ai e kishte koncensionuar Presidentin me një shpërblim.
Kështu që, Abdylhamidi në një shkresë me titull “Rreth lojës që është bërë për personalitetin e ndershëm dhe shenjtë të Muhammedit alejhis’salâtu vesselâm” që i kishte dërguar përmes Abdasadorit të Francës në Stamboll Kont Montebella, Francën e kishte kërcënuar ashpër dhe u kishte dhënë ultimatum se nëse ajo pjesë do të shfaqej në skenë, do të këputeshin lidhjet Osmane-Franceze.
Por përshkruesi i sajë kishte dalë më i inatosur se skenaristi i videos së poshtër; nuk kishte qëllimin që të braktisë këtë punë. Këso here ai do të merr hov që këtë pjesë ta shfaqete në Angli, ku mendonte se Abdylhamidi nuk do të mundë të fuste dhëmbin këtu. Edhe pas vendimit dhe caktimit që ajo të shfaqet në një teatër shtetërorë Lyceum Kraliyet Theatree, Abdylhamidi këso here enkas e fut në lëvizje Ministrin e Jashtëm Lord Salisbury, dhe më këtë ka bërë që ajo pjesë të ndalohet jo vetëm në këtë teatër, por “në të gjithë Anglinë”.
Kanë kaluar tri vite dhe se Lord Salisbury kishte shkuar, ndërsa në vendin e tij kishte ardhur Roserbery, një, i cili kishte një konsideratë më në distancë ndajë islamit. Bornier i cili gjen një guxim nga këto ndryshime, përsëri zgjohet në këmbë dhe bën marrëveshje me një teatër tjetër të Londrës. Por, edhe kësaj radhe ai nuk to të ketë mundësi që ta bëje shfaqjen e tij në skenë. Kështu që diplomacia e njohur e Abdylhamidit, nuk do të lejonte një paraqitje të tillë.
Henri de Bornier përshkruesi i pjesës që përmban ofendime ndaj Pejgamberit a.s..
Në vitin 1900 në Paris, sjellja për dëshirën e shfaqjes së asaj pjese në skenë, por kësaj radhe krejtësisht me një përmbajtje dhe me një emër tjetër, me emrin “Xhenneti i Muhammedit” ishte një rezultat i arritjeve diplomatike. Dhe mësojmë se pengohet edhe shfaqja e operës së Mozartit me emrin “Grabitja e Vajzës nga Pallati” më 1894 në Amsterdam.
Po ashtu ndikimi i Abdylhamidit arriti të ndaloje edhe një shfaqje tjetër që deshën ta paraqisnin në Romë, ofendime dhe njollosje rreth Fatih Sulltan Mehmedit. Këndi interesant i kësaj është se, kur Sulltani nuk mundi të arrinte parandalimin e kësaj, për një gjë të tillë e kishte futur mikun e tij Imperatorin Gjerman, Wilhelmin e II-të. Aprovimin për ndalimin e kësaj e mësojmë nga një gazetë Italiane 15 Prill 1890, ku ndër tjerë thuhet:
“Lajmi mbi shfaqjen e kësaj drame, Sulltanin (Abdylhamidin) e kaploi emocioni thuajse sikurse t’i tregoje se po lundronte një filo detare Ruse drejtë ngushticës së Bosforit. Rreth (ngjarjes), shtoi kujdesin Imperatori Wilhelm.”
Kur më 1893 në SHBA deshi të shfaqet pjesa në skenën e teatrit me emrin “Muhammed” që tregonte një gjë shumë më ndryshe se ç’ishte jeta e Pejgamberit , bëri një takim të mbyllur me ambasadorin Alexander W. Terrell, dhe menjëherë pas kësaj edhe pse kjo ishte me lejen e qeverisë federale, me ndërhyrjen e Presidentit të SHBA-së Cleveland, u arrit që të tërhiqet nga skena.
Abdylhamid Hân, ishte i tillë që për lëndimin e Islamit, ofendimin e Pejgamberit a.s., njollosjen e gjyshërve, vinte në peshojë çdo gjë kundra shteteve të fuqishme Perëndimore, me një vetëbesim, me pa mëdyshje dhe krenari, pa marrë parasysh ballafaqimin, dhe për një kohë të shkurtër ai kishte treguar ndikimin e tij ndaj tyre. Kështu që pas kësaj gjëje, edhe teatrot dhe shfaqjet, tani më kishin marrë një kahje dhe drejtim pak më me kujdes, duke bërë përzgjedhjet më të ndryshme.
Të gjitha këto ndërhyrje dhe hapa dejtë pengimit dhe moslejimit të shfaqjes së pjesëve që donin të njollosnin dhe ofendonin Pejgamberin tonë të dashur dhe sulltanët Osmanë qofshin në Francë, Angli apo Itali, e edhe në Indi që aso kohe ishte nën administrimin e kolonive Angleze, bënë që shfaqja e skenave dhe përdorimi i shprehjeve fyese të rritej edhe më tej, e kjo thuajse ishte bërë traditë. Por shohim që asokohe burokratet e njohur Evropianë, kishin mbetur të obliguar që këtë gjë të Osmanëve ta marrin më me seriozitet dhe vërejmë se kohë pas kohe ata ua tërhiqnin vërejtjen mediave të tyre. Kjo, jo vetëm që tregon se Abdylhamidi kishte një kapacitet brenda kufijve islam dhe ndër myslimanë, por se ai kishte edhe një ndikim të madh edhe tek shtetet Evropiane, më shumë se ç’mendohej. Nëse shikohet se futet në angazhim për ndërhyrje një Imperatorë i madh Gjerman si Wilhelmi, do të kuptohet se ai me sa seriozitet i ka marrë këto gjëra.
Për fat të keq, me zbritjen e Abdylhamidit II-të nga posti, nuk mbet as një “diplomaci e bardhë” që do të ndezte zjarrin e hilafetit, e as ndikimi dhe ndërhyrja jonë ndërkombëtare që trashëgohej nga Osmanët dhe hilafeti. Kur shikohet gjendja e mjerë e ecurisë së protestave, del në pah se nevojitet që teknika “Diplomacia e Bardhë” të hyjë në universitete si lëndë studimi.
Po fillon “Hamidologjia” a janë gati universitetet?
Përktheu:
Mr. Zymer Ramadani