HISTORIA E ERRËT E KANIBALËVE NË EVROPË

Do të jeni të mashtruar nëse mendoni se kanibalizmi është një gjë që i përket vetëm Afrikës apo Australisë. Kanibalët e vërtetë janë Evropianët”

Këto nuk janë fjalët e mia, por këto i përkasin profesorit  Richard Sugg të Universitetit Durham, ku vitin e kaluar hapën debate në Evropë dhe Amerikë nga libri me titull “Mumjet, Kanibalët dhe Vampirët”. Sipas Dr. Sugg, në Evropë ekziston një traditë që rrënjët i ka shumë të  hershme në lidhje me kanibalët, pra për konsumimin e mishit të njeriut, gjakut, eshtrave, yndyrës etj, mirëpo kjo traditë nuk është diçka specifike e Mesjetës. E për ne, thuajse kjo është praktikuese nga shek. I 18-të që e quajmë “Periudha e Ndritshme”. Edhe më tepër, këtë nuk e gjejmë vetëm tek vendet e tryezave të te varfëve, përkundrazi, këtë e gjejmë edhe tek tryezat e larta të pallateve, në formë mumjash. Ç’u bë athua, se si e hapi kapakun e kësaj dosje delikate revista “Geo”, në numrat e kaluar, dhe e zbuloi se kanibalizmi është “Sekret i errët i Evropës”. Dhe është shumë interesante që në Turqi të mos e vëreje askush një dosje të tillë kaq të rëndësishme. E aq sa, kur kjo gjë kaq e rëndësishme që na erdh me një heshtje, kur Evropa ne, na fajëson dhe akuzon për gjenocid, barbarizëm.

Ashtu hë, Evropa e cila gjen pretekst për të bërë kanibalizmin si lloj fajësimi, që gjithmonë i bartë këto jashtë kufijve të vet, tani ajo kishte ardhur në një gjendje ku kanibalizmi do të kishte jetë më të gjatë, sipas këtyre informacioneve. Që të jetë pak i gjakosur në këtë kënd,  intelektualizmi apo shndritja, deshi apo jo, do ta obligonte që ta këtë ta tregtoje. Kështu që mendova se pikërisht tani, është koha që këtë ta barti në këtë kohë lajmin e librit të Sugg dhe të “Geo”.

İmazhi i kanibalëve Afrikan që bënin zierjen e të bardhëve në një kazan. Një nga figurat që më së shumti përsëritej në karikaturat Perëndimore.

Kur ka filluar që Evropa të shikoje tjerët si djaj, pra jashtë botës së tyre qysh nga shekulli 16-të, e dimë se përmes kësaj ideologjie që ka kultivuar, ata i ka imponuar dhe maltretuar në shumë mënyra. Në këtë mënyrë ata, kanibalizmin e kanë paraqitur si një barbarizëm që ekziston jashtë kufijve dhe vendeve të tyre, e që vet atë në ato vende të bëjnë një jetë të ëmbël  si mjaltë. Ishin ata të fëlliqurit – pervertedët, që hanin mish njeriu. Mundë të ishin “të egërit” ata që hanin llojin e vetë. Kjo nuk mundë të mendohej në një bashkësi të qytetëruar. Por, jo-realitetin e kësaj teze e vërejmë në Danimarkën e shek. 19-të ku aty shohim njerëz me mjete që u prisnin kokat të burgosurve. Kështu që besonin se po që se i këputet koka një të riu, gjaku i tij i freskët do të ishte shërim për sëmundjen e epilepsisë. Kjo traditë ka një të kaluar shumë të lashtë. Në një aspekt, ekzistonte nja traditë që gjaku i këtyre kurbanëve të Keltëve të mblidhet në një vend dhe të pihet. Kjo më pas, pas Krishterimit ishte shndërruar në ritualin meshë e shenjtëruar – ushqim i kësaj meshe, pra në traditën e futjes së bukës në alkool dhe ngrënies së sajë. Ndërsa keltët besonin se ky gjak është shërues për njeriun. Po kështu edhe gjaku i marrë nga trupat që shtronin gladiatorët në arenën e Romës, u jepej të sëmurëve që të pinin. Por këndi interesantë i kësaj është se, kjo gjë ka vazhduar deri ka mesi i shekullit të 19-të. Sa që kur kanë pirë gjakun e një të pandehuri të cilin e kanë ekzekutuar, me një mendil i kanë fshirë gjakun e tij, dhe se këtë mendil e kanë bartë dorë më dorë, që të gjejnë shërim. (Sugg, f. 81).

Hapja e varrit “të kanibalëve mjekësorë” ishte nga më të rëndomtat

Sa që është shpresuar se mundë ta e shëronin edhe Papën e VIII-të kur ai ishte në shtratin e ashtuquajtur innocent (i pa fajshëm) në shek. 15-të për ta e mashtruar duke i dhënë gjakun e tre kurbanëve të rinj. Por kjo terapi nuk kishte pasur sukses dhe se Papa me 25 Qershor kishte vdekur. Prandaj e dimë se kishte edhe nga tjerët papë, që këtë nuk e kishin lënë të vetmuar në këtë rrugë. (shih. f. 17 etj.)

Por kjo gjë nuk u praktikonte vetëm tek klerikët apo në mesin e popullit, por njëkohësisht përdorej edhe për të tjerët që kishin peshë dhe emër në pallate. Në anën tjetër është shprehja e Kanunit “Ti që je Mbreti Françesko i Francës” drejtuar Francosit të I-rë ku ai me vete mbante një mumja të vogël. Ndërsa edhe filozofi i revolucionit shkencor Francis Bacon, besonte se një mumje është ilaç  për ndaljen e rrjedhjes së gjakut dhe kjo është  shëruese.

Edhe Mbretit II-të  të Anglisë Charles, kur ishte në shtratin e vdekjes i kishin dhënë të pije nga pluhuri i kafkës, ngase atë asokohe besonin se kjo gjë t’i ndal dhimbjet. Se zatën dinastia Stuart në Angli e kishte temë të rëndësishme dhe hulumtuese “mjekësinë e trupore”. Në këtë radhë do t’i bënim të pa drejtë nëse e harronim edhe Christianin, Mbretin e IV-të të Danimarkës.

Kështu pra, pa marrë parasysh se është i varfër apo i pasur, i arsimuar apo injorant, në Evropën moderne për një periudhë 200 vjeçare vërejmë se Richard Sugg për të gjithë shkruan se pak a shumë në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë kanibalizëm. Natyrisht që besohej se yndyra e njeriut ishte një burim shërimi, e përdornin dhe shpërndanin në trupë si lloj pomade, apo e ngjitnin atë si lloj ngjitësi.

Atëherë pra, kush në të vërtetë janë kanibalët e vërtetë? Janë atë që quhen të egjër dhe prapambetur apo, të zgjedhurit Evropian që këtë punë e bënin përmes veprave duke i trajnuar ata?

Në mënyrë të veçantë, mbytja e të rinjve ishte një portë shprese për shërimin e të sëmurëve. Studenti i mjekut të njohur Paracelsus, që ishte kimist Johann Schroeder thekson se si mundë ta e sjellë në një gjendje eliksire trupin e një të vdekuri:

“Gjatë mbytjes, kufoma e një të mbyturi 24 vjeçar zeshkan duhet të lehët në pritje gjatë natës drejtë ndriçimit të hënës. Në këtë mënyrë ai bëhet si një mish i tymosur dhe i pa erë”.

Nëse thoni se athua pse janë zgjedhur zeshkanët – të zitë, atëherë themi se atë kohë besonin se lëkurat e tyre të trasha ishin më të shëndosha.

Kështu që në shkrimin me titull “Kush po han mish njeriu” (Zaman, 6 Janar 1998) Hilmi Yavuz ndër të tjera shkruan “Një turmë Protestanësh nga dinastia Orange të cilët mbështesnin kërkesat e Williamit, thotë se Kryetari i Partisë Republikane John De Witt së pari, njerëzit i ka mbytur e më pas i ka pjekur dhe ngrënë” dhe shkrimi më tej vazhdon: John De Witt ishte shoku i filozofit Spinoza dhe themeluesi i saj”

Sa për fund mundë të themi se, Evropa e cila ka ndaluar ngrënien e mishit, pirjen e gjakut (yndyrën dhe kockat) gjatë historisë, gjithmonë e ka pas zanat si çdo herë që kanibalizmin dhe (barbarizmin) ta postoje jashtë kufijve dhe vendeve të veta, si dhe historinë e errët të përgjakur të sajë të e gropose, e në anën tjetër ia ka arrit që të paraqet vetën si një kontinent intelektualësh të ndritshëm. Por edhe ky kënd i errët është duke u “ndriçuar” e edhe duke u “skuqur”. Ashtu sikurse ka thënë Richard Sugg, “kanibalizmi mjekësorë” që shumicën e herëve mundoheshin ta paraqesin në formatin e shërimit të lejuar si një metodë e mesjetës, ndërsa kjo është realizuar pikërisht në periudhën e historisë moderne të Anglisë, kur periudha sociale e shkencore kishte arritur kulminacionin. Pra domethënë që paska nevojë të ndriçohet edhe pjesa e errësirës së ndriçuar.

Përktheu:

Mr. Zymer Ramdani

Bursa

Bir cevap yazın